Formacionet zyrtare: Angli-Çeki

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Çekisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Tre Luanët janë nikoqir të çekëve në ndeshjen e parë të vlefshme të Grupit A për eliminatoret e Euro 2020.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin Wembley me fillim nga ora 20:45 dhe anglezët synojnë fitore para tifozëve të tyre.

Në anën tjetër ekipi çek synon të tregohet arrë e fortë dhe të tentojë të dalë i pamposhtur nga kjo sfidë shumë e vështirë.

Në këtë grup bënë pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Bullgarisë të hënën mbrëma.

AngliaPickford; Walker, Keane, Maguire, Chilwell; Alli, Dier, Henderson; Sterling, Kane, Sancho.

ÇekiaPavlenka; Kaderabek, Celutska, Kalas, Novak; Pavelka, Soucek; Gebre Selassie, Darida, Jankto; Schick.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here