Formacionet zyrtare: Shqipëri-Turqi

Shqipëria çel sot zyrtarisht fushatën kualifikuese për Euro 2020, me ndeshjen e parë që do të zhvillojë në orën 20:45 kundër Turqisë, një nga pesë kundërshtarët e tjerë të Grupi H, aty ndodhet përfaqësuesja kuqezi.

Kur ka mbetur vetëm një orë nga vërshëllima e parë e takimit, janë publikuar formacionet zyrtare me të cilat dy përfaqësueset do të zbresin në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Pas përjashtimit të Strakoshës, i sigurtë ishte aktivizimi në portë i Berishës, ndërkohë që kuqezinjtë do të kryesohen në sulm nga Balaj dhe Uzuni, dyshja e përzgjedhur nga trajneri Christian Panuçi për të goditur Turqinë.

Shqipëria: Berisha, Iván Balliu, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Memushaj, Xhaka, Ismajli, Balaj, Uzuni, Abrashi.

Turqia: Mert Günok, Hasan Ali Kaldırım, Emre Belözoğlu, Okay Yokuşlu, Gökhan Gönül, Cenk Tosun, Çalhanoğlu, Mahmut Tekdemir, Merih Demiral, Burak Yılmaz, Kaan Ayhan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here