“Sa të jesh ti nuk vij në Kombëtare”, Panuçi i përgjigjet Lenjanit: Më vjen të qesh prej tij…

Trajneri i kombëtares sonë, në konferencën e ditës së sotme i është përgjigjur edhe Ermir Lenjanit, i cili ka deklaruar se nuk do të vijë më në përfaqësuese për sa kohë tekniku italian të jetë aty. I pyetur nga gazetarët, Panuçi është shprehur se i vjen të qesh me keto raste.

Lenjani tha që nuk vij më sa të jetë Panuçi. Mund të jetë si rasti Xhaka, që rikthehet?

“Lenjani është grumbulluar 6 herë, nga 9 grumbullime. Thirrja e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Lenjani nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuçit apo Dukës, por Shqipërisë. Më vjen të qesh, të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, dhe ajo që mund të bëj, është të pranoj kërkesën e tij.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here