Spanjollët e konfirmojnë: Bayerni transferon yllin e Atletico Madridit

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Lucas Hernandez, ka arritur marrëveshjen me Bayernin e Mynihut për një kotratë pesëvjeçare.

Kështu raporton e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës Hernandez në fund të këtij edicioni do t’i bashkohet Bayernit, që për kartonin e tij do t’i paguajë Atletico Madridit 80 milionë euro. 23-vjeçari shihet si përforcim i rëndësishëm dhe gjithçka do të bëhet zyrtare para përfundimit të këtij edicioni.

Hernandez është pjesë e ekipit të parë të Atleticos prej vitit 2015 dhe deri tani ka mbi 100 paraqitje. Ai këtë edicion ka shënuar një gol në 22 ndeshje, kurse me Atleticon ka kontratë deri në vitin 2024.

Hernandez ka edhe 15 paraqitje me përfaqësuesen e Francës, me të cilën vitin e shkuar fitoi titullin e botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here