Courtois: Jam njëri nga më të mirët, por shtypi spanjoll dëshiron të më vrasë

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka reaguar ndaj presionit të shtypit spanjoll që po e kritikon vazhdimisht për performancat e tij.

Gardiani belg u transferua te Los Blancos në verën e kaluar nga Chelsea, mirëpo nuk i ka arritur pritshmëritë, edhe pse ishte përzgjedhja e parë (para Keylor Navasit) nga ish-trajnerët e Mbretërve, Julen Lopetegui dhe Santiago Solari.

“Unë jam një nga më të mirët, edhe pse shtypi spanjoll dëshiron të më vrasë”, ka thënë Courtois kur është pyetur për formën e tij, citon El Espanol.

“Ndjehem shumë i fortë dhe i qetë, sepse stërvitem mirë dhe luaj mirë”, ka shtuar portieri 26-vjeçar.

Pas rikthimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit, legjenda spanjolle në ndeshjen e tij të parë e riktheu në portë Navasin duke e lënë në bankë Courtois.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here