Reali përsëri për shopping te Flamengo, 70 milionë euro për yllin e ri

Reali i Madridit vitin e kaluar transferoi Vinicius Junior nga Flamengo, i cili  menjëherë siguroi vendin e tij në formacionin e parë, ndërsa tani Los Blancos kanë gati një tjetër goditje.

Reali transferoi Vinicuisin nga Flamengo për 45 milionë euro, ndërsa tani Mbretërit kanë piketuar një tjetër yll nga i njejti klub.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Reinier Jesus Carvalho , i cili cilësohet si e ardhmja e futbollit Brazilian dhe ka një klauzolë prej 65 miliona eurove.

Milan dhe Manchester United janë gjithashtu në garë për Reinier, por siç raporton The Sun, Reali është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro.

Reali gjithashtu ka marrëdhënie të mira me Flamengon dhe konsiderohet si favorit për të siguruar firmën e Reinier.

Reinier mund të nënshkruaj me Realin në fund të sezonit, por mund të transferohet te Reali pas 19 janarit të 2020, kur pritet të bëhet 18 vjeç.

Në Brazil ai konsiderohet si Coutinho i ri dhe nuk është aspak e çuditshme që gjigantët europian kanë filluar garën për të.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here