FFK njofton tifozët rreth rregullave dhe hapjes së dyerve të stadiumit për ndeshjen me Bullgarinë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, e cila zhvillohet, të hënën, më 25 mars, në orën 20:45, do të hapen në orën 18:00.

FFK rikujton se asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:

Dyert e stadiumit hapen në ora 18:00.

Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.

Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:

– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

– Ombrella

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodhshme) etj.

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

– Materialet promovuese ose komerciale

– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here