Manchester United rrëmben lojtarin e dëshiruar nga Napoli

Napoli duket se ka konkurrent të fortë për të siguruar shërbimet e Hirving Lozano, lojtarit të PSV-së, nga kampionati holandez.

Sipas “Sport Mediaset”, Mançester Junajtid është futur në garë për shërbimet e futbollistit meksikan.

Napoli është e gatshme të ofrojë plot 40 milionë euro për sulmuesin, por Junajtid ofron më shumë dhe prishë çdo plan të skuadrës italiane.

Aurelio De Laurentis, numri një i klubit napoletan, është nga ata president, që nuk e fut dorën më thellë në xhep dhe mund ta lërë si rast këtë të sulmuesit meksikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here