Bayerni nuk ka të ndalur, 100 milionë euro për yllin e Serie A

Shumë klube kanë shfaqur admirimin e tyre për talentin premtues të Fiorentina-s dhe Italisë, Federico Chiesa, ndër to edhe Bayern Munich.

Siç raporton La Repubblica, bavarezët i kanë hedhur sytë te sulmuesi i shpejtë i Viola-s.

Përveç gjermanëve, për të kanë shfaqur interes edhe Liverpool, Juventus, Inter dhe Roma.

21-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin e Serie A. Siç raporton Corriere dello Sport, Fiorentina kërkon të përfitojë sa më shumë për sulmuesin e saj.

Klubi italian nuk do të konsiderojë asnjë ofertë poshtë 100 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here