“Mami ju nuk do të punoni më”, nëna e Kin zbulon të shkuarën e sulmuesit

Moise Kin është futbollisti që ka fituar gjithë vëmendjen në Itali. Vetëm 18-vjeç sulmuesi i Juventusit  ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë me performancën e tij. Nëna e tij, Isabele, e intervistuar nga “Tuttosport” tregon detajet që kur Kin lindi.

“Xhovani lindi në 1993 dhe Moise në 2000. Lindja e tij ishte një mrekulli sepse mjekët më thanë se nuk mund të kisha më fëmijë, unë bërtita dhe u luta. Natën që ëndërrova për Moise ai kishte ardhur për të më ndihmuar, sepse pas 4 muajsh isha përsëri shtatzanë me të”, tregon fillimisht Isabele.

Gjithashtu ajo zbulon edhe momentin kur Kin firmosi me Juvenutusin. “Kishim shumë pak para në shtëpi. Një ditë kur ora ishte 05:30 e mëngjesit Moise më telefonoi. U friksova fillimisht, por ai më tha: ‘mami kam një surprizë për ty. Kam nënshkruar me Juven dhe ju nuk do të punoni më, pasi do të vini në Torino për të jetuar me mua” shprehet Isabele.

“Juve e mirëpriti si një fëmijë, e bëri njeri. E ndihmoi të studionte dhe të stërvitej, e rriti në çdo drejtim. E bëri jo vetëm ky që është në fushë, por edhe në jetë. Klubi bardhezi ishte si babai i tij” shprehet nëna e sulmuesit. Në fakt, Juventusi po përpiqet t’i ofrpjë një kontratë të re sulmuesit për shkak se shumë klube nga Europa po shfaqin interes për ty, ku mes të cilëve Ajaks dhe Milani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here