Milani ka gjetur pasuesin e Kessie te Napoli

Ditët e Franck Kessie në San Siro janë të numëruara dhe ivoriani pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit.

Rosonerët pasuesin e Kessie e kanë gjetur te rivalët e Napolit. Bëhet fjalë për mesfushorin e Napoletanëve Amadou Diawara.

Diawara është 21-vjeç dhe nuk po fiton shum minuta nga Ancelotti. Milani dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe Rosonerët do të tentojnë transferimin e tij në merkaton e verës.

Diawara është pjesë e Napolit që nga viti 2016, ndërsa këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje me Napoletanët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here