Pritet revolucion në formacion, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Andorrës

Me Bekim Balajn dhe Armando Sadikun nga minuta e parë, apo vetëm me një sulmues në majë dhe dy lojtarë të shpejtë nga krahët? Kjo është dilema e trajnerëve Ervin Bulku dhe Sulejman Mema për formacionin që do të hedhin sot në fushë kundër Andorrës.

Ndihmësi i Kristian Panuçit preferoi të mos zbulonte formacionin në stërvitjen e fundit, që u zhvillua në stadiumin “Estadi Nacional”. Në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë, ndryshimi që pritet të bëhet në mbrojtje është ai në krahun e majtë, ku Naser Aliji do të zërë një vend. Me Hysajn të paprekshëm në rolin e mbrojtësit të djathtë, edhe në qendër dilemat ekzistojnë, pasi me shumë mundësi do t’i besohet dyshes Ismajli-Ajeti, duke sakrifikuar kështu Gjimshitin, që luajti si titullar ndaj Turqisë. Në mesfushë do të luajnë Xhaka, Kaçe dhe një mes Bashës dhe Memushajt, ndërsa nga krahët e sulmit Uzuni e Grezda. Gjithsesi, nëse Balaj dhe Sadiku e nisin nga minuta e parë, pritet që një mes Uzunit dhe Grezdës të sakrifikohet.

FUSHA – Kuqezinjtë u stërvitën dje për 90 minuta në stadiumin me bar artificial, ku dhe do të luhet ndeshja ndaj Andorrës. Përshtypjet e lojtarëve për terrenin nuk kanë qenë të mira dhe ky mund të jetë sot një problem. Ndërkohë, pritet që në stadium të ketë afro 2 mijë të pranishëm. Kuqezinjtë do të mbështeten nga rreth 200 shqiptarë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here