VIDEO: Dhimbje në muskuj për Ronaldon, Portugalia dhe Juventusi të shqetësuar

Përfaqësuesja e Portugalisë është duke u përballur me Serbinë ku rezultati pas pjesës së parë është 1-1.

Ajo që ka shqetësuar Portugalinë është lëndimi i Ronaldos, i cili është detyruar ta braktis ndeshjen.

Ronaldo në minutën e 29-të ndjeu dhembje në muskuj dhe menjëherë kërkoi të zëvendësohej.

Ky lëndim nuk është një lajm i mirë as për Juventusin dhe vjen pikërisht para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here