Ylli i Chelseas: Hazard do të qëndrojë me ne

Eden Hazard është i gatshëm që të transferohet te Real Madrid, mirëpo Chelsea po refuzon ta shet atë.

Andreas Christensen ka bërë të ditur se belgu mund të qëndrojë te skuadra londineze, përkundër dëshirës së tij që të kalojë në Santiago Bernabeu.

“Ai (Eden Hazard) është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe kjo gjë tashmë dihet”, tha fillimisht Christensen.

“Unë mendoj se ai do të qëndrojë me ne edhe sezonin e ri, por që në futboll mund të ndodhë gjithçka.

“Klubi e dëshiron qëndrimin e tij, andaj unë nuk mund të them më shumë rreth të ardhmes së tij.”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Chelseas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here