“Bomba” e rradhës nga Spanja, Reali në garë për lojtarin e Juventusit

Zinedin Zidan duket se ka ardhur me plane të “egra” në stolin e Realit dhe ka bërë një listë të gjatë lojtarësh, të cilët do t’i tentojë në verë.

Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle bëhet me dije se trajneri francez ka një dëshirë në merkato dhe quhet Miralem Pjaniç. Boshnjaku është një nga ingranazhet më të rëndësishëm të Juventusit dhe ndër më të mirët në rolin e tij.

Zidan do të blindojë mesfushën për faktin se po nuhat një largim të mundshëm të treshes Kros-Modric-Kasemiro. Edhe nëse ata nuk largohen, një lojtar si Pjaniç do të rriste një shkallë më shumë nivelin e mesit të fushës së Realit.

Mbetet të shohim nëse në verë Reali do të kalojë në një ofertë reale ose do të kthejë sytë nga një lojtar tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here