Njoftim zyrtar nga Spanja: Enrique largohet nga stoli para ndeshjes me Maltën

Spanja do të përballet me Maltën në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, ndërsa Luis Enrique nuk do të jetë në stol.

Federata e Futbollit të Spanjës ka njoftuar se ish-trajneri i Barcelonës nuk do të jetë prezent në atë ndeshje për arsye të forta familjare.

“Ju informojmë se trajneri ynë, Luis Enrique Martinez nuk do të jetë për ndeshje e sotme për motive familjare të forcës madhore. Ne kërkojmë liri veprimi dhe respekt për privatësinë e tij”, thuhet në njoftim.

“Trajneri i dytë, Robert Moreno do të udhëheqë ekipin sonte”, thuhet në deklaratën zyrtare të federatës spanjolle.”, thuhet më tej në atë njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here