Pritet merkato e “çmendur”, Zidan kërkon në skuadër edhe “yllin” e Liverpulit

Nëse në Francë janë të sigurt për Mbapenë, në Spanjë bëjnë me dije se i përzgjedhuri i Zinedin Zidanit është Sadio Mane. Sulmuesi i Liverpulit vjen pas disa sezonesh spektakolare në skuadrën angleze dhe një “telefonatë” nga Madridi do ta lëkundte për të ardhmen e tij.

Trajneri i Realit e pëlqen për shpejtësinë, sensin e golit dhe për faktin që në repartin e avancuar mund të bëjë disa role për të udhëhequr ekipin madrilen.

Zidan e donte Manenë që në aventurën e tij të parë me Realin, por nuk ia doli ta transferonte. Problem është çmimi i lartë që do të vendosë Liverpuli për një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit. Pa 150 milionë euro nuk ulet në diskutime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here