Real Madrid po i ‘hakmerret’ Chelseas për Hazardin

Real Madrid po e kërkon transferimin e Eden Hazard, mirëpo Chelsea po refuzon ta shet atë.

Madrilenët mund t’i hakmerren skuadrës londineze, duke mos ia shit kartonin e Mateo Kovacicit, që aktualisht është i huazuar në ‘Stamford Bridge’ deri në fund të sezonit.

Real Madrid thuhet se u ka ofruar Interit dhe Bayern Munichut kartonin e mesfushorit kroat, që po zhvillon një sezon të mirë te Chelsea.

Zinedine Zidane nuk llogaritë në shërbimet e tij, andaj është i gatshëm që ta largojë në shumën e 40 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here