VIDEO/ Mali i Zi në telashe, UEFA hap hetim për thirrje raciste

Anglia mposhti Malin e Zi me rezultatin 1-5 në përballjen ku nuk munguan incidentet. Futbollistët me ngjyrë të “3 Luanëve”, Deni Rouz, Rahim Stërling dhe Odoi, u bën subjekt të thirrjeve raciste nga tifozët malazezë.

UEFA pritet të nisë një hetim në lidhje me ngjarjen e shëmtuar të ndodhur në Podgoricë. Qeveria e futbollit europian do të marrë raportin e ndeshjes nga përfaqësuesit e saj në Mal të Zi, si dhe do të dëgjojë dëshmitë e vëzhguesve të pavarur në ndeshjes.

Drejtuesit e Anglisë kanë dorëzuar një ankesë te delegati, teksa nervoziteti i futbollistëve u vu re qartazi te festa e golit të shënuar nga Rahim Stërlingë i cili imitoi gjestin e majmunit si një kundërpërgjigje ndaj thirrjeve të tifozerizë malazeze.

Mali i Zi tani rrezikon të luajë një ndeshje pa tifozë ose t’i mbyllet njëri sektor i stadiumit ndërsa nëse episodet përsëriten kalohet në gjobë dhe mbyllje stadiumi duke vazhduar më pas edhe me humbje në tavolinë, heqje pikësh e deri në përjashtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here