Arsenali ka gjetur pasuesin e Ramsey në Serie A

Sipas Daily Mirror, Arsenal kërkon të zëvendësojë Aaron Ramsey me Nicolo Barella.

Mesfushori uellsian ka arritur marrëveshjen me Juventus dhe do t’i bashkohet bardhezinjve në fund të sezonit.

Trajneri spanjoll i Topçinjve Unai Emery ka piketuar talentin e Cagliari-t si pasardhësin ideal të Ramsey.

Gjithsesi, gjithçka varet nëse Arsenal do të kualifikohet për në Champions League sezonin tjetër, pasi mesfushori nuk kushton pak.

Raportohet se Cagliari nuk do të pranojë asnjë ofertë poshtë 50 milionë eurove dhe interesi për të është i madh.

Në Serie A, Juventus dhe Inter janë favoritët për firmën e lojtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here