Interi humbet yllin e saj para derbit me Lazion

Inter do të përballet këtë të diel me Lazion për kampionat dhe ndeshja merr përmasa shumë të rëndësishme sepse do të përcaktohet rivaliteti mes tyre për një vend në zonën Champions.

Për këtë ndeshje trajneri Luciano Spalletti po përpiqet të rikuperojë Nainggolan dhe Icardi, që vijnë nga dëmtimet. Teksa sot në klub ka mbërritur lajmi se Stefan de Vrij ka pësuar një dëmtim në muskulin që lidh kofshën me legenin.

Mbrojtësi holandez nuk do të mund të luajë ndeshjen ndaj Lazio dhe gjendja e tij do të vlerësohet javën e ardhshme sipas klubit zikaltër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here