Manchester United futet ‘all in’ për kampionin e botës

Manchester United është i vendosur për t’i provuar të gjitha kartat, që të bëjë të vetin qendërmbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.

Kështu bën me dije “Daily Star”. “Djajtë e Kuq” duan ta forcojë repartin e pasmë, pas një viti problematik, në të cilin Solksjaer ka vendosur disa ekuilibra, që kur zëvendësoi Mourinho.

Eric Bailly, Phil Jones dhe Chris Smalling janë në dyshim për të vijuar në “Old Trafford”. Prandaj, emra si Koulibaly, Alderweireld apo Jerome Boateng tingëllojë si përforcime të mundshme, edhe pse janë vështirë për t’u arritur.

Megjithatë, “Daily Star” zbulon pistën “Samuel Umtiti”, duke nënvizuar se Barcelona nuk do të jetë kategorike për të mos e shitur francezin. Kjo, për shkak se tashmë ka bërë qëllim parësor kapitenin e Ajax, Matthijs De Ligt.

Konsolidimi i duetit Clément Lenglet-Gerard Piqué do ta bënte largimin e Umtiti jo aq traumatik, si dhe do të siguronte shumën e nevojshme për të blerë De Ligt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here