Manchester United-i dhe Real-i po përgatiten për një shkëmbim spektakolarë

Manchester United po ndjek me vëmendje situatën e mesfushorit të Realit të Madridit Toni Kroos, raportojnë mediat angleze. 

Gjermani për disa vite me rradhë është në shënjestrën e Djajve të Kuq dhe raportohet se së shpejti do të dërgojnë ofertën zyrtare në adresë të Realit.

Kroos ishte pranë transferimit te United në vitin 2013, por një vit më pas u transferua te Reali dhe u bë njëri nga lojtarët kyç në Santiago Bernabeu.

Gjermani dëshiron largimin nga Madridi në fund të sezonit, pasi nuk është në formën e tij më të mirë, ndërsa Zidane thuhet se nuk ka asgjë kundër.

Në fund të sezonit priten ndryshime të mëdha te Reali dhe Kroos duket se nuk bën pjesë në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm dhe United dëshiron të përfitojë nga kjo situatë.

Mediat angleze raportojnë se United dhe Reali mund të kompletojnë një transferimin spektakolarë Pogba-Kroos, pasiqë Los Blancos janë të interesuar për mesfushorin francez.

Mbretërit janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Kroos dhe para për të sigurar shërbimet e Pogba.

Reali Madridit po përgatitet për një verë të nxehtë dhe shum emra të mëdhenj janë të lidhur me transferim në Santiago Bernabeu. Mbetet ta shohim se çfarë do të ndodh në merkaton e verës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here