PSG siguron transferimin e parë për merkaton e vërës për 60 milionë euro

Mesfushori brazilian i Napolit, Allan, ka pranuar ofertën e skuadrës së PSG, me të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm.

Lajmin e konfirmon media braziliane (Uol Esporte), sipas së cilës 28-vjeçari ka pranuar transferimin në Paris, ku me kampionët e Francës luajnë edhe patriotët e tij Tiago Silva, Dani Elves dhe Neymar.

Skuadra e PSG-së  ka formuluar një ofertë me vlerën e 60 milionë eurove për Allan, shumë e cila ka bindur presidentin Aurelio De Laurentiis të lërë të lirë lojtarin. PSG ishte prej kohësh në kërkim të një mesfushori pas polemikave me Rabiot. Madje PSG ka tentuar që të marrë Allan që në merkaton e janarit, por pa sukses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here