Raiola i vendos çmimin Pogba-s, pritet reagimi i gjigantëve

Mino Raiola ende po punon t’i gjejë një klub të ri Paul Pogba.

Menaxheri i mesfushorit të Manchester United tashmë ka nisur kontaktet me klubet e interesuara, veçanërisht me Real Madridin, duke pasur parasysh se kush mund t’iu afrohet pretendimeve ekonomike të lojtarit të tij. Kështu shkruan sot “Tuttosport”.

Kampioni i botës me Francën synon një rrogë prej 16 milionë euro (neto) në sezon, një shifër që do të thyente “rekordin” aktual të pagave tek ekipi i bardhë. Nëse palët gjejnë marrëveshje, Pogba do të bëhej lojtari më i paguar në Madrid, përpara Gareth Bale (14 milionë euro në sezon) dhe Sergio Ramos (11 milionë).

Aktualisht, francezi merr 10 milionë euro në “Old Trafford”, të cilave duhet t’iu shtojmë edhe 5 milionë të tjera, që vijnë nga të drejtat e imazhit. Raiola synon transferimin e radhës të klientit të tij, sepse përfiton shumë edhe vetë në kësi rastesh, duke hyrë në bisedime me Real Madridin. Për menaxherin e mirënjohur të futbollit, kushdo që dëshiron Pogba, duhet të vendosë në tavolinë së paku 16 milionë euro pagë për lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here