Zyrtare: Bayerni then rekodrin, Bavarezët firmosin me Lucas

Lucas Hernandez do të transferohet në verë nga Atletico Madrid te Bayern Munich. Këtë e ka konfirmuar klubi gjerman. 

Bavarezët kanë rënë dakord të dërgojnë 80 milionë euro drejt Spanjës ndërsa Francezin e ka bindur me një kontratë pesëvjeçare.

“Jam shumë i lumtur që arritëm marrëveshjen me Lucas Hernandez, një nga mbrojtësit më të mirë në botë,” është shprehur drejtori sportiv Hasan Salihamidzic.

“Lucas mund të luajë në krahun e majtë, por edhe në qendër të mbrojtjes. Bayern shquhet për traditën e lojtarëve francezë në skuadër dhe ai është një përforcim i madh për ne,” vijon drejtori sportiv.

Edhe kampioni i botës po e pret me padurim aventurën e re: “Është një ditë e rëndësishme për karrierën time. Bayern Munich është një nga klubet më të mirë në Europë. Jam krenar që do të luftojë për titullin me fanellën bavareze.

Dua të falënderoj klubin e Atletico-s, duke filluar nga drejtuesit, stafi teknik, shokët e ekipit dhe tifozët për këto pesë vite të mrekullueshëm. Atletico do të mbetet një pjesë e imja.”

Gjatë vizitës mjekësore është dalluar një dëmtim në gju i lojtarit dhe si pasojë ai do të operohet ditën e mërkurë në Madrid.

Me këtë shifër ai është kthyer në blerjen më të shtrenjtë të historisë së Bundesliga-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here