Manchester United nuk heqin dorë nga Maguire, gati oferta e re

Manchester United e ka konfirmuar në krye të skuadrës trajnerin norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer.

Djajtë e Kuq do të synojnë në verë që ta përforcojnë edhe repartin e mbrojtjes që shihet si reparti më i ndërlikuar.

Dëshira e re dhe e vjetër e United është qendërmbrojtëi anglez Harry Maguire që aktivizohet me Leicester Cityn.

Ish-kampionët e Anglisë kishin refuzuar disa herë ofertat e Unitedit për qendërmbrojtësin anglez.

Mediat angleze kanë raportuar se United nuk është dorëzuar për qendërmbrojtësin dhe synojnë transferimin e tij në verë.

Skuadra nga Old Traford synon që të ofrojë rreth 65 milionë funte për transferimin e Maguire.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here