Milani dënon Kessien për sherrin me Biglian

Mesfushori i Milanit Frank Kessie është kthyer në Itali pas ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Afrikës me kombëtaren e Bregut të Fildishtë.

Një kthim jo fort i lumtur për futbollistin kuqezi, i cili para se të nisej për në atdhe u bë protagonist i një sherri të shëmtuar me argjentinasin Lucas Biglia, gjatë derbit të humbur ndaj Interit.

Edhe pse kërkoi falje pas ndeshjes për reagimin e egër ndaj Biglia-s, Kessie është gjobitur me 40 mijë euro.

Vendimin ia kanë komunikuar Leonardo dhe Paolo Maldini në selinë e klubit, ndërsa takimi i planifikuar me trajnerin Gennaro Gattuso është shtyrë.

Ky i fundit është zhgënjyer shumë nga sjellja e Kessie dhe nuk e ka në planet e tij për ndeshjen e fundjavës ndaj Sampdorias. “Divorci” në fund të sezonit duket gjithnjë e më i mundshëm, sidomos nëse në verë vijnë oferta mbi 40 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here