Real Madrid, 500 milionë euro për Hazardin, Pogban dhe Mbappen

Gazeta franceze L’Equipe, ballinën e fundit të gazetës ia ka kushtuar Real Madridit dhe investimeve që mund të bëjë kjo skuadër në verën e vitit 2019.

Sipas L’Equipe, Real Madrid janë të gatshëm të investojnë deri në 500 milionë euro.

Bëhet fjalë për lojtarët si Eden Hazard, Paul Pobga dhe Kylian Mbappe, të cilët do të jenë synime të Zinedine Zidane.

Të tre këta lojtarë, kanë pranuar se do të pëlqenin të luanin në fanellën e Real Madridit, dhe vera 2019, do të jetë koha e realizimit të ëndrrave të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here