‘Bomba’ e ditës: Inter e transferon Modricin dhe Rakiticin

‘Calciomercato’ shkruan se ‘Zikaltërit’ mund të transferojnë dy yjet e Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric dhe Ivan Rakitic.

Të dy këta janë lidhur me Interin prej kohësh, me Modric që vitin e kaluar ishte afër transferimit në ‘San Siro’.

Por tani Inter, ka filluar të mendojë për një goditje të dyfishtë, duke ofruar të dy.

Rakitic nuk e konsideron të ardhmen në ‘Camp Nou’ pas transferimit të Frenike de Jong, ndërsa Modric do të preferonte një aventurë të re te Inter, në fund të karrierës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here