E bujshme: Agjenti shqiptar i siguron Realit dy goditje të mëdha

Këtë të enjte në qendrën stërvitore të Valedebebas të Real Madridit ka qenë i pranishëm edhe agjenti Fali Ramadani, i cili është takuar me menaxherin e përgjithshëm të klubit spanjoll, Jose Anglel Sanchez.

Sipas asaj që ka zbuluar “Marca” në këtë takim është biseduar për dy lojtarë që Reali i ka kthyer në prioritet: Luka Jovic i Eintracht Frankfurt dhe Miralem Pjanic i Juvnetus, të dy kanë agjent Ramadanin.

Në agjendën e bisedime kanë qenë edhe tre lojtarë të tjerë të rëndësishëm që në fakt janë të lidhur me agjencinë “Lian Sports”, por që Ramadani ka bashkëpunim të ngushtë me këtë agjenci që menaxhon futbollistë. Bëhet fjalë për Ante Rebic të Eintracht Frankfurt, Marcos Alonso të Chelsea dhe Kalidou Koulibaly të Napolit.

Një tjetër çështje që është diskutuar në këtë takim është edhe për Xavi Sintes, mesfushori nga Mallorca, që në verë do mbërrijë tek ekipi i të rinjve të Realit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here