Espanyol i kundërpërgjigjet Pique-s: Vlerat tona nuk maten me para

Espanyoli i është kundërpërgjigur mbrojtësit të Barcelonës Gerard Pique, pasi ky i fundit kishte deklaruar se ka më tepër para se buxheti i tyre.

Pique në një emision kishte deklaruar se ka para më shumë se buxheti i Espanyolit.

Kjo deklaratë erdhi para derbit që do të zhvillohet mes Barcelonës dhe Espanyolit këtë fundjavë.

Mirëpo Espanyoli i është kundërpërgjigjur menjëherë Piques me një postim në Twitter.

“Ne kemi fansat tonë dhe skuadrën që lë gjithçka në fushë në çdo ndeshje, ne kemi 119 vite histori.”

“Ne kemi vlerat tona që nuk maten me para.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here