Juventusi pas yllit të Tottenham

Mbrojtësi belg i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld, mund të transferohet në Serie A te Juventus.

30 vjeçari ka kontratë me Tottenham deri në qershor të vitit 2020, por Juventus ka mundësinë të aktivizoi klauzolën për transferimin e tij për 25 milionë euro shkruan ‘The Sun’.

Calciomercato dhe gazeta angleze bëjnë të ditur se Juventus po vëzhgon nga afër situatën e mbrojtësit, duke parë edhe interesimin e Manchester United.

Alderweireld është pjesë e Tottenham që nga viti 2015, dhe për Juventusin cilësohet një lojtar me përvojë që do të ndihmonte edhe më shumë në mbrojtjen e tyre me Chiellinin, Bonuccin dhe Ruganin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here