Milani nuk heq dorë nga lojtari i përfaqësueses së Italisë

Siç raportojnë mediat italiane, kryesia e Milanit do të jetë aktive në merkaton e verës.

Rosonerët dëshirojnë rikthimin në majën e futbollit dhe në Itali kanë filluar spekulimet se cilat do të jenë përforcimet e Milanit në merkaton e verës.

Saint Maxim, Savic, Carrasco, Tonali… janë disa nga emrat në listën e Rosonerëve, por së fundmi  Milani ka rikthyer vëmendjen kah mesfushori i Sassuolos, Stefano Sensi.

Milani kishte shfaqur interesim për Sensin edhe në janar, por Rosonerët nuk kishin arritur marrëveshje me Sassuolon. Mirëpo siç raportojnë mediat italiane, Leonardo e dëshiron atë me çdo kusht në San Siro dhe është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Për Sensi interesim kanë shfaqur Interi dhe Barcelona dhe Milani nuk do ta ketë aspak të lehtë, mirëpo për momentin Rosonerët janë favorit për të firmosur me italianin.

Sensi ka luajtur 21 ndeshje me Sassuolon në Serie A këtë sezon dhe ka shënuar 1 gol dhe ka regjistruar 2 asistime. Pas paraqitjeve të mira me klubin, Sensi ka marrë ftesën nga Mancini në përfaqësuesen e Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here