Dortmundi mposht Wolfsburgun dhe shkëputet nga Bayerni, Bavarezët ngecin ndaj Freiburg

Dy gola të Paco Alacer në minutat 91′ dhe 94′ i kanë dhuruar fitoren 2-0 Borussia Dortmund në shtëpi kundër Wolfsburg-ut.

Tri pikët që kanë lejuar verdhezinjtë të rimarrin të vetëm kreun e renditjes dhe të shkëputen dy pikë larg Bayern-it një javë para “Der Klassiker” që do të luhet në “Allianz Stadium” dhe që pritet të vendosë titullin.

Bavarezët kanë marrë një barazim zhgënjyes 1-1 në fushën e Freiburg-ut falë golit të realizuar nga Robert Lewandowski në minutën e 22-të pasi vendasit kishin kaluar në avantazh me Holer në minutën e tretë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here