E bujshme, Spalletti përjashton Mauro Icardi-n

Mauro Icardi nuk do të grumbullohet për ndeshjen që Inter-i do të luajë kundër Lazio-s të dielën në mbrëmje në “San Siro”.

Lajmi e ka dhënë trajneri i zikaltërve, Luciano Spalletti, në konferencë për shtyp.

“Mauro është stërvitur, por nuk është akoma gati dhe nuk mendoj se do të ishte në gjendje të na ndihmonte për këtë ndeshje. Për këtë arsye kam vendosur të mos e grumbulloj kundër Lazio-s”, ka thënë Spalletti.

“Lazio? Po zhvillon një kampionat shumë të mirë edhe në   këtë sezon. Simone Inzaghi e bën skuadrën të luajë shumë mirë. Janë tri pikë të rëndësishme, sepse do të luajmë kundër një rivali direkt”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here