Formacionet zyrtare: Sampdoria-Milan

Milani është mysafir i Sampdorias në javën e 29-të të kampionatit italian, në përpjekje që ta forcojë pozitën e vet në top-katërshe.

Rossonerët e humbën vendin e tretë në tabelë, pasi pësuan nga Interi në Derby della Madonnina, ndërsa tash kanë vetëm katër pikë më shumë se Roma që është një vend më poshtë.

Sampdoria është e nënta në tabelë, ndërsa ndodhet vetëm tri pikë larg zonës evropiane, prandaj do të shpresojë për të nxjerrë një rezultat të mirë në këtë sfidë.

Trajnerët Marco Giampaolo dhe Gennaro Gattuso i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Sampdorias: Audero; Sala, Colley, Andersen, Murru; Praet, Vieira, Linetty; Ramirez; Quagliarella, Defrel

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Bakayoko, Biglia, Calhanoglu; Suso, Piatek, Castillejo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here