Kështu i përgjigjet De Ligt pyetjes nëse do t’i bashkohet Juventusit

Holandezi është vetëm 19 vjeçar, por tashmë është figura kryesore te Ajax, me Barcelonën dhe Juventusin që janë të interesuara për të.

De Ligt do të përballet me Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Juventus është një ekip i madh. Ne besojmë në shanset tona për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sepse jemi të rinj dhe kemi më pak presion mbi supet tona”.

“Më pëlqen Chiellini, pasi është një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Unë gjithashtu e vlerësoj Bonuccin, kështu që ata janë qendrat më të mirë në Evropë”.

Në pyetjen nëse De Ligt mund t’i bashkohet së shpejti Chiellinit dhe Bonuccit, ai u përgjigj: “Mund të ndodh, por ka edhe klube tjera të interesuara. Ne do të vendosim në momentin e duhur, por tani jam i fokusuar te Ajax dhe jo në të ardhmen time. Agjenti im Mino Raiola po kujdeset për këtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here