BOMBË: Griezmann takohet me Abidal, transferimi te Barcelona çështje kohe

Antoine Griezmann duket se karrierën do ta vazhdoj tek kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona.

Sulmuesi francez që disa vite lidhet me një kalim në Camp Nou, por që deri më tani një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ka qenë gazeta kataluanse ‘Mundo Deportivo’, që ka shkruar se Griezmann është takuar me drejtorin e Barcelonës, Eric Abidal.

Takimi i dyshes franceze ka ndodhur gjatë javës së kaluar, teksa Griezmann i ka treguar bashkëkombësit të tij se është i gatshëm të transferohet te Barcelona.

E për t’iu bashkuar Barcelonës, francezi është gati ta ulë edhe pagën e tij nga 23 milionë euro në stinor në 16 sosh.

Transferimi i Griezmannit tek kampioni në fuqi i Spanjës mund të ndodhë gjatë muajit korrik, kur klauzola e largimit bie nga 200 në 120 milionë euro.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi dhe nëse nuk arrihet Griezmann atëherë alternativa e tij është Luka Jovic i Eintracht Frankfurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here