Eksod te United: Ja 5 yjet që priten të largohen nga Old Trafford

Manchester Unitedi ka bërë gati një listë prej pesë futbollistësh që pritet të largohen me hapjen e afatit kalimtar veror.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për klubin nga Old Trafford, i cili do të ketë shumë ardhje të reja, por edhe largime.

Shumë lojtarë e kanë të ardhmen e pasigurt tek Unitedi pa marrë parasysh plasmanin e klubit në Ligën Premier këtë sezon.

Sipas mediave angleze pesë lojtarë janë thuajse të sigurt që do të largohet nga Djajtë e Kuq me hapjen e afatit kalimtar veror.

Mbrojtja pritet të jetë reparti ku do të ketë ndërhyrje më të mëdha, ndërsa të sigurt nuk do ta kenë as disa lojtarë me tipare sulmuese.

Më poshtë keni pesë lojtarët që pritet të largohet nga Unitedi në verë:

Juan Mata, Alexis Sanchez, Matteo Darmian, Marcos Rojo, Phil Jones.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here