Hamilton fiton çmimin e madh të Bahrein, Leclerc tradhtohet nga Ferrari

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Bahrein falë një paraqitje perfekte, por edhe falë gabimeve të rivalëve.  

Anglezi ka parakaluar Sebastian Vettel në xhiron e 37-të, duke e detyruar gjermanin të bëjë një gabim dhe të shkojë në bokse dhe ta mbyllë garën në vendin e 4-t.

Më pas, anglezi ka arritur të marrë vendin e parë pasi ka parakaluar edhe yllin e ri të Ferrari-t, Leclerc, i cili ka kryesuar deri në xhiron e 48-të.

 

 

Një parakalim ky që ka ardhur për shkak të problemeve me motorin të plotit 21-vjeçar, i cili është parakaluar edhe nga Bottas, që ka zënën vendin e dytë.

Tjetër paraqitje zhgënjyese për “kokëkuqen”, që e nisi garën shumë mirë, por që e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme.

 

 

Renditja e pilotëve vazhdon të kryesohet nga Bottas, i cili ka 26 pikë. Pas tij renditet Hamilton me 18, i ndjekur nga Verstappen me 15. Në vendin e katërt është Vettel me 12 pikë, dy më shumë se shoku i tij i ekipit, Leclerc.

Për sa i takon renditjes së konstruktorëve, Mercedes kryeson me 87 pikë, 40 më shumë se Ferrari, që mban vendin e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here