Interi i kthehet shprehisë së vjetër, Savic i dhuron fitoren Lazios në Meazza (VIDEO)

Inter e ka humbur ndeshjen e javës së 29-të në Serie A ndaj Lazio-s me rezultatin 1-0.

Zikaltrit kishin mundësinë t’i shkëputeshin Milan-it në renditje dhe të krijonin një diferencë më të madhe ndaj Lazio-s, por kanë humbur në “San Siro” dhe mbeten në kuotën e 53 pikëve.

Lazio e nisi më mirë ndeshjen dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 13’ me Milinkovic-Savic. Serbi ka shfrytëzuar më së miri një asist të Luis Alberto-s duke shënuar një gol tepër të rëndësishëm.

Inter u mundua të dilte përpara, por Lazio me kundërsulme ishte gjithmonë më i rrezikshëm.

Dukej që për zikaltrit mungonte një sulmues i mirëfilltë pasi Keita Balnde në qendër të sulmit ka hasur shumë vështirësi.

Pas pushimit Inter rrit presionin ndaj miqve, por nuk arrin të shfrytëzojë mundësitë e krijuara. Në fund, vendasit nuk e kanë merituar disfatën, por Lazio-s nuk do t’i interesojë shumë kjo gjë.

Tre pikë të arta për kryeqytetasit, të cilët tani mund të kalojnë Milan në renditje nëse fitojnë ndeshjen e prapambetur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here