Gattuso optimist pas dy humbjeve radhazi: Jemi gjallë dhe mirë

Gattuso ka thënë se skuadra e tij është ‘gjallë dhe mirë’ para ndeshjes të së martes, në kuadër të Serie A.

Milano do të luajë kundër skuadrës së Udineses, ku do të synojë t’i kthehet rrugës së fitoreve, dhe është optimist edhe përkundër dy humbjeve radhazi.

“Ne futemi në këtë ndeshje pas dy rezultateve negative, por skuadra duket mirë dhe e gjallë” ka thënë Gattuso.

“Jemi në dijeni për vështirësitë me të cilat jemi përballur, por nuk jemi të vdekur. Shërimi i këtyre dëmtimeve do të ishte fitorja” ka thënë tutje italiani.

Milan është në garë për një vend në top katërshen që dërgon në Ligën e Kampionëve, me skuadrat si Lazio, Atalanta, Inter apo edhe Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here