Ish-lojtari ka një këshillë për Chelsean rreth Eden Hazard

Eden Hazard po e dëshiron transferimin te Real Madrid, gjersa Chelsea po e refuzon shitjen e tij.

Ish-mbrojtësi i Bluve, Mario Melchiot, ka thënë skuadra londineze duhet të ulet të bisedojë me belgun për kontratën e re, pasi ai mund të largohet edhe si transferim i lirë.

“Chelsea duhet të nxitojë dhe të ulet të bisedojë me Eden Hazard për kontratën e re”, tha ai.

“Ata nuk kanë çfarë të humbin, andaj duhet të bëjnë gjithçka për ta ndaluar atë që të mos largohet, ndryshe ai mund të shkojë si lojtar i lirë.”, ka shtuar më tej Melchiot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here