Moggi paralajmëron Interin: Ata kanë një problem të madh, do të ngelen jashtë Championsi

Luçiano Moxhi, ish-drejtori sportiv i Juventusit dhe Partizanit ka folur për çështjen e nxehtë në Itali mes Ikardit dhe Interit. Gjithashtu ai parashikoj se nësë zikaltrit do të vazhdojnë kështu do të humbasin vendin e katërt, që të çon në Ligën e Kampionëve.

“Ajo që ka thënë Spaleti tregon se në dhomat e zhveshjes nuk ka harmoni dhe futbollistët e Interit nuk e duan Ikardin. Mendoj se Interi ka një problem të madh. Trajneri ka thënë se dëshiron të humbë fytyrën me futbollistët. Pra futbollistët nuk e duan Ikardin”.

“Ai dhe Vanda Nara ishin  të qetë duke ndjekur ndeshjen. Por nëse Interi vazhdon kështu do të humbasë vendin e tretë dhe të katërt, duke qëndruar jashtë Championsi”, ka thënë Moxhi.

Gjithashtu ai u shpreh: “Sa i përket Icardit, më rastisi një situatë e njëjtë kur isha te Napoli dhe kur kontestonin Biankin. Unë hoqa qafe ata që kontestonin Biankin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here