Philipp Lahm mund të bëhet kryetari i ri i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB)

‘Goal’ mëson se Grindel do të heq dorë nga posti i kryetarit të federatës, dhe një nga emrat që po flitet se mund të vijë në këtë post është ai i Philipp Lahm.

Grindel ka qenë në këtë post që nga maji i vitit 2016, dhe më parë ka pasur vetëm një rol të thjeshtë në federatë.

Presidenti aktual kishte pranuar shumë kritika pas dorëheqjes së Mesut Ozil, pasi ishte thënë se  ai do të duhej të bënte shumë më shumë për ta mbrojtur atë.

Në anën tjetër, ish mbrojtësi i kombëtares gjermane, Lahm, është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve gjerman.

Ardhja e tij në krye të Federatës Gjermane të Futbollit do të ishte me siguri një lajm i mirë për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here