E vërejtët se si lojtari i Villarealit u fsheh nga „bomba“e Messit (FOTO+VIDEO)

Magjistari i Argjentinës Lionel Messi, mbrëmë edhe njëherë e dëshmoi se goditjet e lira janë specialiteti i tij duke shënuar tre gola rradhazi në kampionat nga gjuajtja e lirë.

Barcelona ishte në disavantazh 4-2 mirëpo Messi në minutën e 90-të me një gol nga gjuajtja e lirë inspirio Katalanasit që të barazojnë me Suarez në minutën e 93-të.

Megjithatë mediat spanjolle sot kanë analizuar golin e Messit dhe sipas tyre lojtari i Villarealit ka ndihmuar pa qëllim realizimin e golit.

Goditja e Messit ishte fantastike, mirëpo gjatë ekzekutimit vërehet se lojtari i Villarealit, Bonera e ka ulur kokën pikërisht kur topi po kalonte në drejtimin e tij.

Në rast se ai nuk do të fshihej, atëherë topi nuk do të përfundonte në rrjetë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here