Formacionet zyrtare: Manchester City-Cardiff

Manchester City është nikoqir i Cardiff Cityt në Etihad Stadium, në ndeshjen e vlefshme për Ligën Premier.

Kampioni në fuqi i Anglisë është një pikë prapa Liverpoolit në tabelë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, pikërisht këtë. Prandaj me rezultat pozitiv do të rikthehej në krye.

Cardiff City është në zonën e rrezikut, në vend të 18-të dhe rrezikon rënien nga elita e futbollit anglez.

Strategët Pep Guardiola dhe Neil Warnock i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë sfidë, në të cilën kanë nevojë për pikë.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Zinchenko, Stones, Laporte, Danilo, Fernandinho (C), Foden, De Bruyne, Sane, Mahrez, G Jesus.

Formacioni startues i Cardiff Cityt: Etheridge, Peltier, Morrison, Manga, Bennett, Gunnarsson, Ralls, Camarasa, Hoilett, Murphy, Niasse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here