Kokëdhembje për Simeonen: Atletico humbet yllin e saj para derbit me Barcelonën

Telashe te skuadra e Atletico Madrid. Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ka pësuar një ndrydhje të kaviljes në ndeshjen që skuadra “colchoneros” luajti dhe fitoi 2-0 ndaj Girona në kampionat.

Morata u zëvendësua në minutën e 85-të dhe ka qenë ky dëmtim shkaku që trajneri Diego Simeone e nxori në minutat e fundit të ndeshjes lojtarin.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi 26-vjeçar, që në janar erdhi nga Chelsea tek Atletico, do t’i nënshtrohet ditëve në vijim ekzaminimeve më të detajuara. Ende nuk dihet për sa kohë lojtari do të qëndrojë jashtë fushave, por Morata rrezikon të mos luajë në ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Barcelonës. Gjithsesi, pasi të kryhet rezonanca magnetike do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit të sulmuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here