Legjenda Pele shtrihet në spital

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, është shtrirë në një spital, mirëpo nuk është në rrezik për jetën – raporton RMC Sport.

78-vjeçari kishte pasur temperaturë të lartë dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa arsyeja pse është shtrirë është etiketuar si një “masë paraprake” për të parandaluar ndonjë komplikim eventual.

Përfaqësuesit e ish-futbollistit të madh brazilian nuk e kanë komentuar akoma gjendjen e Peles.

Ikona e futbollit ka qëndruar në Francë për t’u takuar me yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.

Gjatë takimit me anësorin francez, braziliani ka thënë se ai mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë te PSG-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here